Pas suspendimit të Mike Maignan edhe portieri i dytë i Milanos, Sportiello ka telashe para ndeshjes me Juventusin të dielën.
Sportiello ka pësuar dëmtim muscular dhe nuk do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Juventusit, shkruan Arbresh.info.
Sportiello është pritur të zëvendësoj, Maignanin për arsye se është I suspenduar pasi ka marrë karton të kuq në duel ndaj Genoas.
Tani, portieri i tretë Mirante pritet të startojë në portë kundër Zonjës së Vjetër të dielën.
40 vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje për Milanin, teksa herën e fundit që ka luajtur në ndonjë ndeshje ka qenë kur ishte tek ekipi i Romës në vitin 2021, ndaj Torinos.
Milan dhe Juventus do të luajnë të dielen me 22 tetor, në ora 20:45, në “San Siro”./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...