Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të Shqyrtuar Propozim-Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.
VV-ja sërish nuk ka marr pjesë në seancë.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se janë dashur disa konsultime në mënyrë që të vendoset për mbajtjen e kësaj seance.
“Pas disa përfundimeve në mbledhje të Kryesisë vendosëm që të mbahet kjo mbledhje e jashtëzakonshme”.
Të pranishëm janë ata të opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Prezantimin e rezolutës po e bën iniciuesi i saj, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj.
Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit.
Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme ku do të votohej një rezolutë për forcimin e Policisë së Kosovës, kjo pasi që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk qe e pranishme në sallë.
Partia në pushtet tha se opozitës i intereson vetëm pushteti dhe jo mbrojtja e interesit të qytetarëve, e në anën tjetër opozita e cilësoi për keqardhje bojkotimin e seancës nga ana e Vetëvendosjes./eo
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...