Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme Josep Borell ka dënuar sulmet e Hamasit.
Në fjalën e tij në Parlamentin Europian, ai theksoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet si çdo vend që sulmohet, por që nuk mund të bëhen përgjegjës banorëët e Gazës për Hamasin.
Borell dënon veprimet e Hamasit duke e cilësuar si një organizatë terroriste që nuk kërkon paqe, por vetëm shkatërrim.
“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, si çdo vend që sulmohet në atë mënyrë, por ne jemi të gjithë të bashkuar duke thënë se e drejta për mbrojtje ka kufij, në këtë rast të sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Ne duhet të dënojmë sulmet terroriste kundër Izraelit, por edhe sulmet kundër civilëve palestinezë. Ne nuk mund t’i bëjmë të gjithë banorët e Gazës përgjegjës për Hamasin. Për ne, Hamasi është një organizatë terroriste që nuk ka dashur kurrë paqe, por vetëm shkatërrim”, u shpreh ndër të tjera Borrell./euronews
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...