Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, duke u bazuar nё Planin Operativ “ Siguria nё trafikun rrugor 2023”, gjatë muajit tё fundit ka lëshuar, 5 mijë e 679 tiketa pёr kundërvajtje tё ndryshme.
Sipas njoftimit, janë shqiptuar 660 flet gjoba për kundërvajtje për skadim të regjitsrimit, 3180 për tejkalim të shpejtësisë, 606 për mos përdorim të rripit të sigurisë si dhe 1076 flet gjoba për kundërvajtje të tjera, shkruan Arbresh.info.
“Kundërvajtje për skadim të regjistrimit – 660 flet gjoba
Kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë- 3180 flet gjoba
Kundërvajtje për mos përdorim të rripit të sigurisë-606 flet gjoba
Kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë vozitjes- 157 flet gjoba
Kundërvajtje tё tjera- 1076 flet gjoba.”, thuhet në njoftim.
“Këto kundërvajtje parashihen me ligj, e që kanë si fushë veprimtari rregullimin e komunikacionit dhe ligjit për automjete, ligji për kundërvajtje etj.’, vijon njoftimi.
Policia njofton se këto aktivitete do të vazdhojnë, pasi që, siç thuhet në njoftim, gjatë muajve që kemi lënë pas aksidentet në komunikacion nuk ishin të paktë me ketë edhe dëmet, lëndimet trupore por edhe humbje jete./Arbresh.info.
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit