Këtë të shtunë, do të përurohet busti i këngëtares legjendarë Nexhmije Pagarushes, në fashtin Pagarushë të Malishevës.
Kështu ka njoftuar kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Mbretëreshës së muzikës dhe kulturës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, këtë të shtunë, do i përurojmë një Bust meritor, në hyrje të vendlindjes së saj, Pagarushës, fshatin që shumë e deshi dhe ku trupi i saj pushon që nga 7 shkurti i vitit 2020”, ka shkruar Kastrati.
Kastrati e quajti të jashtëzakonshëm kontributin e Pagarushës, dhe shprehur mirënjohje të thellë ndaj solistes së ndjerë.
“Jetësimi i kësaj vepre të madhe po bëhet edhe falë kontributit të jashtëzakonshëm të banorëve të fshatit Pagarushë, miqve e dashamirëve të familjes së madhe Pagarusha, nga të gjitha trevat shqiptare, dhe për këtë, qeverisja jonë komunale u është mirënjohës thellësisht”.
“Ju ftoj që të shtunën, të gjithë bashkë të bëheni pjesë e aktiviteteve tona sipas kësaj agjende, dhe ta nderojmë ashtu siç e meriton “Bilbili i këngës shqipe”, e madhja Nexhmije Pagarusha”, shkroi Kastrati./Arbresh.info
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C