Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së presidentit të francez, Emmanuel Macron për pezullim të përkohshëm të lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës në zonën shengen.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kusht për liberalizimin e vizave dikur ishte Çakorri e sot është Asociacioni.
“Ishte qakori tash asociacioni si kusht per liberalizimin, demarkacioni u mberri bene kompromis ata qe e kundershtonin, tash radha te Kurti – Macron paska thene hapur kushtin Kryeministrit dhe presidentes si dhe ka thene se ata kane premtuar por se kane mbajte fjalen……populli nuk i dine keto gjera sepse nuk tregojne udheheqesat tane po duhet me kuptu prej evropianeve….”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info
Zbulohet një laborator i drogës nën kotecin e pulave në Mali...
Dy të vdekur dhe tre të plagosur pas të shtënave me armë zja...
KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar ...
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk...
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...