Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla tha se Policia e Shtetit po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka thënë se do të rritet bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Shtetit po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Ne do të rrisim bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit.”, ka shkruar Balla.
Tutje, ai ka përgëzuar Policinë e Sarandës dhe të SHkodrës për hetimin e fenomenit të ndërtimeve pa leje dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve të IMT dhe IKMT për bashkë-fajësi me shkelësit e ligjit.
“Përgëzoj Policinë e Sarandës dhe të Shkodrës për hetimin e fenomenit të ndërtimeve pa leje dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve të IMT dhe IKMT për bashkë-fajësi me shkelësit e ligjit. Ndërtimet pa leje janë sekuestruar dhe hapsirat e zëna prej tyre do të lirohen menjëherë.”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...