Mirena: Vjosa Osmanit i është dhënë urdhër të mos e dekretojë Kryeprokurorin Isufaj

14:09 | 17 Tetor 2023
A Z

Analisti, Ilir Mirena, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për mos dekretim të Blerim Isufajt si kryeprokuror.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Vjosa Osmanit i është dhënë urdhër të mos e dekretoj kryeprokurorin Isufaj, raporton Arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

E di, ja keni dhanë 300 mijë vota, ama mos e gjykoni Vjosën e shkretë.

Asaj i është urdhëruar me dal sot në konferencë, i është thanë çka me fol, i është thanë “thuaj që edhe m ‘kanë kercnu” – i është dhanë urdhër mos me e dekretu kryeprokurorin.

Është urdhëruar sepse Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Ridvani, e 101 afera tjera të pushtetit të Kurtit, nuk bon me u hetu./Arbresh.info/