Sot me datë 30.12.205 u nënshkrua Marrëveshja në mes të QMFR “Nëna Naile” dhe Klubit Hendbollistik “Kastrioti” meshkujt nga Ferizaj.
Në bazë të kësaj Marrëveshje Banja “Nëna Naile” në Kllokot ka marrë përsipër rehabilitimin e lojtarëve që mund të lëndohen gjatë ndeshjeve sportive që zhvillon ky klub.
K.H “Kastrioti” shpreh mirënjohje të madhe për pronarin e Banjës “Nëna Naile” Dardan Novosellës, për kontributin mjaft domethënës për shëndetin e lojtarëve të klubit. “Ne inkuadrojmë edhe bizneset tjera që ta ndjekin shembullin e Banjës “Nëna Naile” dhe me mundësit e tyre të kontribuojnë për sportin në Kosovë”.
Në emër të Banjës “Nëna Naile” respektivisht pronarit z. Dardan Novosella, Marrëveshjen e nënshkroi Sekretari i Banjës “Nëna Naile” z.Ylli Morina, ndërsa në emër të K.H “Kastrioti” Kryetari i këtij klubi z.Gëzim Kokollari.
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...