Dështon zbatimi i Planit të veprimit për marrëveshjen e telekomunikacionit.
Gjatë verës Prishtina e Beogradi ishin dakorduar që më 15 nëntor Austria të aplikonte në ITU për kodin 383, që duhej t’i takonte Kosovës.
Aplikimi nuk ka ndodhur. Pengesë është bërë Serbia, nëpërmjet regjistrimit të kompanisë së saj telefonike në Kosovë.
Plani ka paraparë edhe datën e 15 janarit të vitit 2016, në të cilën ITU-ja duhej ta ndante kodin, por edhe kjo datë është shtyrë. Tash, ITU-ja nuk pranon as të komunikojë me autoritetet kosovare.
Në BE dhe as në Ambasadën austriake nuk kanë folur për zvarritjen e këtij procesi, e në Qeveri kanë thënë të kenë marrë garanci nga Brukseli se vonesa të mëtejshme nuk do të ketë.
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...