Katër persona janë arrestuar sot në Pejë, pasi dyshohet se janë përleshur mes vete për shkak të një borxhi të mëhershëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në rrugën “Qerim Muriqi”- Pejë, shkruan Arbresh.info.
Gjatë përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar dy person, ndërsa të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal për tretman mjekësor.
Policia tutje njofton se gjatë intervistimit, është kuptuar se njëri nga të dyshuari posedonte armë dhe e njëjta është konfiskuar së bashku me një karikatorë dhe 25 fishek të kalibrit 7.62mm.
Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dërguar nё mbajtje pёr 48- orё./Arbresh.info/


Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...