Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, thotë se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara, nuk po i respekton ligjet e veta. Kjo, sipas tij, po ndodh edhe në sistemin e drejtësisë.
Lutfiu, përmes një posatimi në Facebook, thotë se sipas informacioneve që kanë në Gjykatën e Bujanoc do të sistemohet një gjykatëse nga Surdulica, e cila për ta ushtruar profesionin e saj i duhet t’i bëj 105 km në ditë, ndërsa kuadrot vendas janë refuzuar.
“Në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë do të sistemohet një gjykatëse nga Vranja e cila për ta ushtruar profesionin e saj i duhet t’i bëj 96 km në ditë, ndërsa kuadrot nga Presheva u refuzuan”, shkruan Lutfiu në Facebook.
Ai, kërkon që në këtë aksione ta mbështesin dhe qytetarët serbë, sepse në qytetet e tyre po vijnë kuadro nga qytete të tjera, ndërsa kuadrot vendase po refuzohen.
“Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara, nuk po i respekton ligjet e veta dhe nuk po i zbaton detyrimet që ka marrë nga kapitulli 23 për integrim në Bashkimin Evropian”, shkruan ai./rtk
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot