Procesi i Berlinit u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjermane: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon, të rrisim bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.
Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë. Falë këtij procesi janë arritur disa marrëveshje. I tillë është rasti i tri Marrëveshjeve të Mobilitetit, që u nënshkruan vitin e kaluar në Berlin.
Këto marrëveshje janë ratifikuar edhe nga Parlamentet e Kosovës dhe të Serbisë dhe po zbatohen nga strukturat kombëtare përkatëse, gjë që tregon qartë vlerën e shtuar të Procesit te Berlinit, krahasuar me iniciativa të ngjashme.
Procesi i Berlinit ka katër objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi dhe që mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit. Arritje të tjera të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbërta, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal.
Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian duke forcuar lidhjet mes njerëzve. Por adresimi i problemeve të hapura dypalëshe dhe të brendshme brenda Ballkanit Perëndimor arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive të tij mbeten sfida për Procesin e Berlinit./rtk
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...