Është dhëne fjala përfundimtare në rastin ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me aksidentin e shkaktuar në prill 2021 ku ishte lënduar lehtë një fëmijë.
Avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se ministrja Hajdari ka ndryshuar deklaratën e saj.
“Ne vlerësojmë që në këtë rast janë përmbushur në tërësi elementet e kundërvajtjes. Ajo çka është e rëndësishme është që e pandehura ka bërë ndërrimin e deklaratës në tërësi nga fakti që fillimisht ka deklaruar që ka parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, tanimë e ka ndryshuar duke thënë se jo nuk e kam parë dhe që e ka parë vetëm momentin e goditjes së tyre. Ne kemi kërkuar nga gjykatat që te mos i falë besimin për shkak se ka kundërthënie. Po ashtu më herët ka deklaruar se moti ka qene me shi, tani e ka bërë ndryshimin e deklaratës dhe së fundi lidhur me deklaratën e saj që ka frenuar, kur e kemi ballafaquar me ekspertizën dhe supërekapertizën, ka refuzuar të përgjigjët”, tha avokati Shefqeti.
Ndërsa pas seancës, avokati mbrojtës i Hajdarit,Alban Makolli tha që seanca ka qenë e mbyllur për publikun dhe se nuk dëshirojnë të prononcohen.
Në seancë të mbyllur për publikun, Hajdari është dëgjuar në cilësinë e të pandehurës derisa fjalën e ka dhënë edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...