Aleanca e Partive Liberale të Evropës(ALDE) u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda kundër patrullave të policisë së Kosovës ku u vra polici Afrim Bunjaku.
ALDE beson fuqishëm se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Aleanca e Partive Liberale të Evropës, pjesë e së cilës është PDK, i bën thirrje Serbisë të hetojë përgjegjësit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë
Aleanca e Partive Liberale të Evropës (ALDE), anëtare e së cilës është edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës shpreh shqetësimin e saj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
ALDE u bën thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe me autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin kundër patrullave të Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE”, thekson ALDE.
ALDE beson fuqishëm se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë.
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...