Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka vizituar shtëpinë e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit në fshatin Morinë të Skenderajt.
Familjarët nuk kanë pranuar të prononcohen për media, duke thënë se nuk janë akoma të gatshëm të ndajn ndonjë informacion për media, pas lajmit për lirimin e Hysni Gucatit.
Arbresh.info do të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të marr ndonjë qëndrim nga familjarët e Gucatit.
Me disa nga të afërmit e Gucatit, që ka kontaktuar Arbresh.info, lajmin për lirimin e tij e kanë pritur mjaftë mirë dhe kanë shprehur interesim ta presin në aeroportin e Prishtinës.
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...