Futbollisti i Real Madridit, Aurelien Tchouameni është ankuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve që do t’i zhvillojnë.
Francezi u shpreh se nëse do të luajnë deri në moshën 38-39 vjeç, atëherë kjo do të ishte shumë e vështirë për trupin e tyre.
“Është vërtet e vështirë për trupin tuaj të përfundojë sezonin me 70-80 ndeshje”, u shpreh Tchouameni.
“Nëse duam të luajmë deri në moshën 38-39 vjeç, do të jetë e vështirë për trupin tonë”, ka thënë Tchouameni.
“Ne kemi shumë gara të ndryshme dhe jo të gjitha janë vërtet të rëndësishme”, ishin fjalët e 23-vjeçarit.
Tchouameni është pjesë e Real Madridit që nga viti 2022, i cili erdhi nga skuadra franceze, Monaco në vlerë prej 80 milionë euro./kk
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër