Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër disa lagje do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes sipas njoftimit janë punimet teknike, në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë.
“Ju njoftojmë se ditën e shtunë më 14 Tetor 2023, do të realizohen punime teknike në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë per keto zona: Hajvalia, Lagjja 038, Lagjja Nic, Lagjja Qendresa, Lagjja Qershia dhe Çagllavica. Për shkak te këtyre punimeve këto lagje do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 10:00 deri ne përfundimin e këtyre punimeve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve