Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish kryetarin e Lipjanit në akuzën për mosdeklarim të pasurisë.
Në seancën e sotme të shpalljes së aktgjykimit, Shukri Buja u dënua me 4 muaj burg me kusht dhe 2000 euro gjobë.
Aktgjykimi u lexua nga gjykatësja Syzana Qerkini, raporton KALLXO.com.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë me 4 dhjetor 2014 ndaj Bujës duke e akuzuar se në cilësinë e kryetarit të komunës së Lipjanit, nuk e ka raportuar pasurinë brenda afatit ligjor, pasi e ka përfunduar mandatin e tij në këtë post, edhe pse ka qenë i obliguar ta bëjë këtë.
Buja i PDK-së ka qenë kryetar i Lipjanit nga viti 2007 deri në fund të vitit 2013 kur humbi zgjedhjet nga rivali i tij Imri Ahmeti i LDK-së.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë