Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pasi kjo e fundit i kërkoi Konjufcës që t’i ftojë në seancë deputetët e pozitës, duke i thënë që nuk është njeri pa fuqi në VV.
“Pamja në Kuvendin e Kosovës tregon më së miri si i keni katandisur institucionet. Kryetar nuk jeni plotësisht i pafajshëm në këtë ngjarje, sepse nuk jeni pa fuqi politike brenda subjektit tuaj. Më mirë do të ishte t’i bëni thirrje partisë suaj politike të vijnë këtu ose ta lironi karrigen, e t’ia lëshoni një nënkryetari ta përcjellë këtë seancë”, tha Musliu.
Konjufca tha se pajtohet plotësisht me deputeten Musliu.
“Pajtohem me kërkesën tuaj. Seancën pra ta udhëheq ose nënkryetari i Kuvendit i PDK-së, nga ana e juaj ose i LDK-së”, tha Konjufca./Arbresh.info
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...