Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti ka publikuar disa të dhëna, ku pasqyron se asnjë shqiptar nuk mban poste të larta në institucionet shëndetësore të Luginës së Preshevës.
Përmes një postimi në Twitter, Sinani ka shkruar se nuk ka as mjekë shqiptar në spitalin më të afërt regjional, ani pse 40 përqind e pacientëve janë shqiptarë, përcjell Arbresh.info.
Sipas, Sinanit ky është diskriminim i qëllimshëm kundër pakicës kombëtare.
“Asnjë shqiptar etnik nuk mban poste të larta në institucionet shëndetësore të Luginës së Preshevës. Gjithashtu nuk ka mjekë në regjionin më të afërt. Spitali i Vranjës ku 40% e pacientëve janë shqiptarë-dhe asnjë farmacist në Farmacinë e qytetit të Bujanocit. Diskriminim i qëllimshëm, nga lart-poshtë shtetëror kundër pakicës kombëtare”, shkroi Sinani/Arbresh.info
No ethnic Albanians hold senior positions in Presheva Valley health institutions. Also no ??doctors in closest reg. hospital, Vranja—where ~40% of patients are Albanian—& no pharmacists in Bujanoc’s City Pharmacy. Deliberate, top-down state discrimination against nat’l minority. pic.twitter.com/gEt6xehp0p
— Ardita Sinani (@SinaniArdita) October 11, 2023
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...