Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, është takuar me kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković.
Gjatë takimit, Osmani e njoftoi kryetarin e parlamentit kroat lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë duke vlerësuar lart unitetin e treguar nga Kuvendi i Kosovës në përballjen me agresionin e Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Sa i përket sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet nga komunitetit ndërkombëtar për këto veprime”, theksoi Presidentja.
Në të njëjtën kohë, ajo ka theksuar domosdoshmërinë e tërheqjes së trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën dhe në këtë kontekst, ka falënderuar NATO-n për dërgimin e trupave shtesë me qëllim të rritjes së sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka nevojë për mbështetje në këto momente të vështira, ndaj ka theksuar se Kosova llogaritë në përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Bashkimit Evropian, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe në ballafaqimin me sfida të sigurisë./Arbresh.info/




Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...