Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh. Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë shtoi se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore.
“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që ka nevojë në mënyrë më urgjente: me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Me këtë pako të re të ndihmës ne do të rrisim gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim”.
Pistorius tha se në pakon e re përfshihen sisteme raketore Patriot, por edhe sisteme shtesë të llojit IRIS-T dhe tanket Gepard.
Gjermania po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës makina ushtarake, por edhe pajisje të tjera të paspecifikuara në vlerë prej 20 milionë eurosh.
Që nga qershori, Ukraina – që përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar – ka nisur një kundërofensivë në jug dhe lindje. Megjithatë, kjo kundërofensivë është duke shkuar më ngadalë seç pritej./REL/
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...