Manchester United është gati të paguajë rrogën e plotë të Jadon Sanchos, mjafton që lojtari i talentuar të largohet nga “Old Trafford” në merkaton dimërore.
23-vjeçari ka prishur çdo raport me trajnerin Erik ten Hag, dhe ka përfunduar jashtë skuadrës. Pavarësisht se “Djajtë e Kuq” investuan 85 mln euro për ta blerë nga Borussia Dortmund dy vite më parë.
Shtypi britanik raporton se për të mos krijuar përçarje të tjera në kontingjentin e futbollistëve, United lejon huazimin e Sanchos në janar.
Dhe është gati t’i paguajë rrogën e plotë vetëm për t’u larguar. Sulmuesi i majtë përfiton rreth 300 mijë paund në javë nga kontrata me klubin anglez!
Ndërkohë, drejtuesit e klubit anglez kërkojnë Gonçalo Inacion për qendrën e mbrojtjes. 23-vjeçari portugez është pjesë e Sportingut të Lisbonës.
Në mars debutoi me kombëtaren e Portugalisë, me të cilët ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje të zhvilluara deri tani.
Për Gonçalo Inacion interesohet edhe Liverpooli, ndërkohë që Sportingu kërkon 60 mln euro për ta lënë të lirë./ss
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...