Pas sulmeve nga Hamasi forcat izraelite kanë nisur përgatitje për një operacion tokësor në Gaza.
Një zëdhënës i IDF-së njoftoi se 35 batalione janë dislokuar pranë Rripit të Gazës, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për krijimin e infrastrukturës për të realizuar operacione të mëtejshme.
Gjithashtu u bë e ditur se qeveria izraelite ka dhënë ‘dritën jeshile’ për mobilizimin e të paktën 360 mijë rezervistëve, një numër ky i rritur në krahasim me të dhënat e raportuara më herët.
Ndër të tjera kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij të zhilluar më herët paralajmëroi se Izraeli do t’i përgjigjet çdo sulmi.
“Çdo vend në të cilën vepron Hamasi do të kthehet në gërmadha. Të gjithë armiqtë tanë e dinë se sulmi ndaj Izraelit ishte një gabim i tmerrshëm. Kundërpërgjigja jonë do të mbetet në histori”, ka thënë ndër të tjera Netanyahu./abcnews.al/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot