Gaza është paralizuar krejtësisht pas sulmit të 7 tetorit, dhe autoritetet janë të frikësuar se një krizë e re humanitare mund të përfshijë vendin, i cili tani po vuan nga mungesa e ujit, ilaçeve, ushqimeve dhe energjisë elektrike.
Pasi Izraeli deklaroi nisjen e rrethimit total të tij, duke ndërprerë në të njëjtën kohë çdo furnizim, Kombet e Bashkuara reaguan duke thënë se kjo lëvizje, bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
“Vendosja e rrethimeve të tilla që rrezikojnë jetën e civilëve duke i privuar ata nga produktet për mbijetesën e tyre është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
Çdo kufizim në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave për të zbatuar një rrethim duhet të justifikohet nga nevoja ushtarake, ose në të kundërt, kthehet në ndëshkim kolektiv. Ligji ndërkombëtar është i qartë: kujdesi i vazhdueshëm është detyrim për ta kursyer popullatën civile gjatë sulmeve”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse për të drejtat e njeriut OKB./abcnews.al
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...