Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë nën dyshiin se të njëjtit po bënin shitblerje të substancave narkotike.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes të dyshuarit Sh.A i është sekuestruar 155 gram substancë narkotike të llojit marihuanë ndërkaq të dyshuarit B.Sh 70 gram të po të njëjtit lloj, shkruan Arbresh.info.
“Me datë 09.10.2023, rreth orës 14:50, Policia ka pranuar një informatën se në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtine disa persona dyshohet se janë duke bere shitblerjen e substancave narkotike. Sektori Qendror në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotikë ka reaguar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në tre (3) persona të dyshuar të cilët ishin në veturën e markës Tiguan ngjyre hiri me targa vendore.”, thuhet në njoftimin e PolicisëPersoni i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale (SH.A.) janë gjetur në cilësinë e provave materiale (155) gram substancave narkotike e llojit mariuhanë. Tek pasagjeri me inicialet (B.SH.), i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur (70) gram substanca narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit janë bastisur tri pronat ku në pronën e të dyshuarit b.Sh është gjetur gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike, ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar.
Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej dëshmitë si në vijim:
Në total janë gjetur dhe sekuestruar (660) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë.
Me vendim të prokurorit, tre (3) të dyshuarit pas intervistimit ndalohen për 48 orë./Arbresh.info/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...