Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj mungesës së ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në samitin e tretë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granadë të Spanjës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se shumica e shteteve të Komunitetit Politik Evropian janë përfaqësuar nga kryeministrat e tyre në këtë samit, por Republika e Kosovës nuk ka pasur një përfaqësues me këtë detyrë, përcjell Arbresh.info.
Ai ndër të tjera ka thënë se kryeministri Kurti është i izoluar dhe i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar, duke theksuar se ky është hera e dytë brenda një muaji që ai nuk është ftuar në mbledhjet e liderëve botërorë.
Postimi i plotë:
Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës.
Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.
Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X