Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që të ulen dhe të caktohet data e zgjedhjeve qendrore.
Tahiri ka thënë se nuk do të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, duke shtuar se PDK angazhohet që kjo legjislaturë të përfundojë sa më shpejtë dhe të caktohet data e zgjedhjeve, shkruan Arbresh.info.
“Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe momentin që dakordohemi kur ta qojmë vendin në zgjedhje, ta shpërbëjmë këtë legjislaturë jofunksionale, jemi dakord që brenda asaj ditë do t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai shtoi se është e kotë votimi i këtyre marrëveshjeve përderisa vendi është në sanksione.
“Me këtë jofunksionalitet që është duke vazhduar tash e një kohë të gjatë edhe vetë e the që nuk ja vlen që të vazhdohet edhe më tutje me shpenzimin e parasë publike kot e kot duke mos arritur të përmbushë mandatin si deputet duke e shtuar edhe faktin që vendi është në sanksione, prandaj, krejt e kotë është votimi i këtyre marrëveshjeve./Arbresh.info
Meloni çon në Tiranë dokumentin final të Marrëveshjes së Pen...
Papa Leon XIV merr zyrtarisht detyrën, bën thirrje për unite...
Klubi anglez pas Torres-it, gati 50 milionë euro
Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e tyre
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite ...
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhe...