Partia Socialiste dorëzon në Kuvend rezolutën që dënon sulmin në veri të Kosovës
Partia Socialiste që udhëhiqet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dorëzuar në kuvend rezolutë që dënon sulmin në veri të Kosovës.
“Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”, thuhet në kërkesë, shkruan Euronews.
Në rezolutë më tej thuhet se PS, dënon ashpër sulmin e armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës.
Kjo rezolutë vjen pas 11 ditësh të agresionit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kujtojmë se përgjegjësinë për agresionin e ka marrë terroristi Milan Radoiçiq, i cili tashmë është liruar nga paraburgimi në Serbi, teksa i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Numri i viktimave luftarake shkon në afër 1 milion – zbulohe...
Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor n...
Albert Bunjaku publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e ...
Chelsea po e shqyrton mundësinë për transferimin e Mike Maig...
Tradhtoi SHBA-në për ISIS, kosovari Lirim Sylejmani dënohet ...
Çka është Sky ECC, platforma që po lufton grupet kriminale?