Në një aktivitet ceremonial, me prezencën e ministres Haxhiu, sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë, Anita Kalanderi ka nënshkruar kontratat për subvencionim të katër organizatave për shërbime sociale, në vlerë prej 65 mijë euro.
Sipas njoftimit, organizatat përfituese nga ky subvencion janë: Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, HandiKOS-Gjakovë, AUTIZMI, dhe Shoqata humanitare e prindërve me persona me aftësi të kufizuara mendore “Hadër”, përcjell Arbresh.info.
“Në janar të këtij viti kanë përfituar edhe 10 strehimore dhe 31 organizata tjera të shoqërisë civile të licencuar në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në vlerë prej 1,435.000 euro.”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë, buxheti total për shërbimet sociale familjare kap vlerën 1.5 milion euro, subvencione të cilat janë destinuar për ngritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve sociale në tërë Republikën e Kosovës.
Në këtë ngjarje, ministrja Haxhiu tha se ndjehet jashtëzakonisht mirë, që është arritur ndarja e fondit prej 1.5 milion euro për subvencionimin e projekteve përmes së cilave ofrohet mbrojtja dhe shërbimi social e familjar./Arbresh.info
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...