
photo by: @Shpend Ahmeti
Vashat e Prishtinës kanë arritur të shënojnë fitore ndaj vashave të Penzës me rezultat 68-56, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Kosovës.
Prishtina e filloj ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22-11, ndërkohë basketbollistet pejane u këndellën duke fituar çerekun e dytë me rezultat 21-14, duke afruar epërsinë në katër pikë, shkruan Arbresh.info.
Kështu pjesa e parë përfundoi 36-32.
Pjesa e dytë i takoi komplet vashave të Prishtinës duke i fituar dy çerekët e fundit, atë të tretin me rezultat 14-9 ndërsa të katërtin 18-15, për ti dhënë epilogun final kësaj ndeshje 68-56.
Basketbollistja më e dalluar ishte Jade Williams që arriti dyshifrorin e dyfishtë me 26 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa për Penzën më e mira ishte Tarzsa Garett që gjithashtu arriti dyshifrorin e dyfishtë me 23 pikë dhe 10 kërcime po ashtu shtoi edhe një asistim.
Prishtina në finale e pret fitueset e ndeshjes KBF Bashkimi- KBF Trepça./Arbresh.info/
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...