Milan Radoiçiq raportohet se është arrestuar sot në Beograd.
Kështu raporton mediumi N1.
Sipas këtij raportimi, Policia serbe kanë bastisur sot banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është ndaluar për 48 orë.
Ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.
Kujtojmë se ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë i është përgjigjur pak ditë më parë Milan Radoiçiq. Më pas është bërë e ditur se në formë raporti do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj.
Radoiçiq mori përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
“Po e informoj opinionin se më 24 shtator, së bashku me bashkatdhetarët kam ardhur në veri të Kosovës dhe Metohisë në rajonin e Banjskës”, ka thënë Radoiçiq në një deklaratë.
Siç ka shtuar ai, arsyeja e kthimit të tij në Kosovë ka qenë për të “inkurajuar popullin në rezistencën ndaj regjimit të Aljbin Kurtit”.
Në deklaratën e tij, Radoiçiq theksoi se për këtë nuk ka pasur ndihmë nga autoritetet e Beogradit dhe as nuk i ka njoftuar për qëllimet e tij, sepse ato tashmë kanë qenë të ndryshme në disa këndvështrime.
Të dielën, më 24 shtator, një polic i Kosovës u vra në fshatin Banjskë, i cili u pasua nga një aksion i njësive speciale të Policisë së Kosovës që kishte për qëllim një grup të armatosur që tentoi të strehohej në manastirin e Banjskës. Në aksion u vranë tre serbë me origjinë nga veriu i Kosovës.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë, thuhet në deklaratën e lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për media./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...