Ajo është njëra nga moderatorët më të njohura në Shqipëri.
Stili i saj unik e bën atë edhe më të veçantë, bëhet fjalë për Arbana Osmanin e cila së fundmi gjendet për pushime në Itali.
Prezantuesja e njohur ka ndarë një fotografi ku shihet me një minifund të zi dhe një këmishe ngjyrë vjollce, por mesa duket dikujt ia ka vrarë syrin kjo foto e Arbanës.
Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar ndjekësja.
“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.
Kujtojmë se ajo është nënë e tre fëmijëve, dhe së fundmi është martuar me regjisorin Eduart Grishaj në një dasmë private në Toskana të Italisë./Arbresh.info/

Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...