Manchester United vijon të zhgënjejë në Premier League. Skuadra e Ten Hag u mposht 0-1 nga Crystal Palace, që ishte edhe humbja e katërt në shtatë javët e para të kampionatit anglez.
Gjithsesi, Raphaël Varane tenton të karikojë ambientin e “Djajve të Kuq”, duke theksuar se ai dhe shokët e tij mund të fitojnë Champions League.
United humbi 4-3 në Gjermani ndaj Bayern Munchen, ndërkohë që të martën pret turqit e Galatasarayt në “Old Trafford”.
“Champions League është një kompeticion ku diferencën e bëjnë detajet. Ne mund të përmirësohemi, sidomos përpara portës kundërshtare.
Duhet të krijojmë shumë për të mbërritur në shënimin e golave, ky është realiteti i klubeve më të mira europiane.
A mund të fitojmë Champions League? Po, unë mendoj se po, sepse skuadra ka cilësinë për të arritur deri në fund.
Kemi një skuadër me kualitet dhe mentalitet, por duhet të jemi tepër të kujdesshëm ndaj detajeve të veçanta. Por mund të përballemi me skuadrat më të mira”, theksoi qendërmbrojtësi francez./ss
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...