Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë, ka në fokusin e saj diskutime për problematikat e qytetarëve dhe prandaj nuk pritet të miratohet ndonjë projektligj.
Në nisje të saj, u mbajt një minutë heshtje për policin e vrarë më 24 Shtator në veri të Kosovës, Afrim Bunjakun, përcjell Arbresh.info.
Afrim Bunjaku humbi jetën orët e para të asaj dite gjatë një konfrontimi mes forcave të policisë së Kosovës me bandat kriminale serbe.
Bunjaku është shpallur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani “Hero i Kosovës”.
Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.
Policia godet kontrabandën e kafshëve në Ferizaj, sekuestroh...
IKShPK konfirmon 17 raste me fruth në Kosovë, këto janë komu...
Hamza: Qeverisjen tonë e dorëzuam me Kosovën shtet të pavaru...
Sveçla njofton grupin punues për pensionimin e parakohshëm n...
Rama në Korenë e Jugut: Shqipëria në një rrugë të vështirë, ...
Gjermania i dërgon Turqisë sistem Patriot për mbrojtje ajror...