Pas prokurores së SPAK Doloreza Musabelliu, KLP ka caktuar urdhër-mbrojtjeje edhe për ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, që dyshohet se ishte shënjestra e grupit të Laert Haxhiut.
Ka qenë i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut, ai i cili ka rrëfyer planet e grupit për eliminimin e 2 prokurorëve dhe një avokati.
Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë foli në një deklaratë për mediat rreth takimi të zhvilluar me drejtuesit e Ministrisë së Brendshme.
Ai theksoi se KLP nuk mund të kërkojë mbrojtje për avokatin, por si qytetar i thjeshtë mund t’i drejtohet policisë për ta siguruar.
“Gjatë këtij takimi u pret ky moment, prokuroria ka komisionin e mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndien veten të rrezikuar ka të drejtë t’i drejtohet këtij komisioni dhe në rast se shikohet e arsyeshme i sigurohet mbrojtja.
Doloreza Musabelliut i është caktuar mbrojtje edhe prokurores Merita Selimit, avokati nuk varet nga ne, por ka të drejtë si çdo qytetar të kërkojë mbrojtje pranë policisë.
Doloreza Musabelliu e ka procedurën ndryshe nga KLP, prokurore Merita Selimi varet nga KLP, ndërsa vendimi i këshillit të ministrave për prokurorët e strukturës së posaçme është i ndryshëm , kështu që në momentin kur vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojtje e menjëhershme, pastaj mblidhet komisioni”,-tha kreu i KLP./euronews/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...