Policia në Kamenicë në tri raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njoftim thuhet se në dy raste ka hasur në kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar në vijë të plotë, përcjell Arbresh.info.
Ndaj këtyre kundërvajtësve veç e veç Policia ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.
Në rastin e tretë gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit.
Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.90 promilë.
Ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj./Arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...