Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Ndryshe në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, dëshmitari i parë i thirrur nga Mbrojtja, Bardhyl Mahmuti, përfundoi më parë dhënien e dëshmisë.
Veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes në Hagë, tha se duke qenë pjesë e Lëvizjes Popullore ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së. Mahmuti tha se UÇK-ja nuk ka pasur karta anëtarësimi pasi nuk ka qenë parti politike dhe se i njëjti nuk ka pasur ndonjë nofkë.
Lidhur me veprimtarinë e tij në kuadër të UÇK-së, i njëjti tha se ka qenë i angazhuar në mbrojtjen politike të UÇK-së, për të arsyetuar në rrafshin diplomatik domosdoshmërinë e luftës çlirimtare të UÇK-së.
Ndryshe Mahmuti ka folur për librin ‘‘Mashtrimi i Madh’’. Sipas tij, ky libër është një analizë politologjike e asaj çfarë pjesërisht ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Ndryshe seancat në çështjen Shala janë planifikuar të vazhdojnë tërë kësaj jave./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...