Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jake Sullivan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti me anë të një postimi në rrjetin social “X” ku biseda e zhvilluar ishte për çështjen e sigurisë në kufi me Serbinë, shkruan Arbresh.info.
Kurti i ka falënderuar ShBA-në për mbështetje, ndërsa ka kërkuar nga Këshilltari i Jobe Biden që të ndihmohet shteti i Kosovës karshi planeve destruktive të Serbisë.
“Telefonatë inkurajuese me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së për sigurinë kufitare të Kosovës dhe kërkova rritje të shtuar ndaj planeve të Serbisë për luftë. E sigurova për vazhdim të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët e vendit është i paluhatshëm”, ka shkruar Kurti. /Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit