Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është dakord me deklaratën e fundit të kryeministrit të Shqipërise, Edi Ramës, se KFOR-i duhet të vendoset në veri të Kosovës dhe të marrë kontrollin, nisur nga situata e krijuar në ditët e fundit.
Në një intervistë për mediat boshnjake, Kurti u shpreh se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.
“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për situatën në Kosovë duke thënë se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
Rama ka theksuar se niveli i dialogut duhet të ngritët në planin e një konference, ndërsa sipas tij përfaqësimi i BE-së dhe komunitetit euroatlantik duhet të ngritët në nivelin me Francën dhe Gjermaninë, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, i pari i qeverisë shqiptare tha se formati i BE-së nuk ka më asgjë për ti ofruar situatës së re.
LEXO EDHE:
Rama: Qëndrimi i Shqipërisë i qartë, BE të dënojë me zë të lartë vrasjen e policit
Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për presiden...
Raportohet se seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sont...
Mbappe në garë me kohën për Cityn, Bellingham kërkon mendim ...
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president
Sonte nis faza e katërt në elitën e basketbollit kosovar, lu...
Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi m...