Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.
Sipas MPJD-së, rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe, përcjell Arbresh.info.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të ditur se ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.
Ndryshe, mediat serbe kanë raportuar se një 19-vjeçar ka vdekur në pikën kufitare Serbi-Kroaci në fshatin Batrov në rajonin e Serbisë si pasojë e një përleshjeje me thikë./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Mediat serbe raportojnë për vrasjen me thikë të një 19-vjeçari kosovar në kufirin Serbi-Kroaci
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...