Lojtari i Tottonhemit dhe përfaqësuesi i Anglisë Eric Dier ka rënë në sytë e drejtuesve të Romës.
Anglezi këtë sezon nuk po gjen hapësira të mëdha nën drejtimin e trajnerit të ri të Spurs, Ange Postecoglou, shkruan Arbresh.info.
Ai këtë sezon nuk ka luajtur në asnjë minutë për skuadrën londineze.
Trajneri Jose Mourinho e preferon Dierin, në ekipën e tij.
Ai me trajnerin portugez ka stërvitur gjatë kohës sa Mourinho ishte menagjer i skuadrës londineze.
Dier ka luajtur më përpara për Sportingun e Lisbonës dhe gjithashtu ka qenë i huazuar për një sezon tek skuadra e Evertonit.
Në Londër anglezi është që nga viti 2014 kur është transferuar nga Sportingu./Arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...