Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka demantuar deklaratën e Ardita Sinanit, këshilltares politike të kryeministrit Kurti, e cila tha se kjo komunë ka mbajtur zi për terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Presheva nuk ka ditë zie!”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Sipas tij kjo vërtetohet vetëm me shkuarjen te administrata komunale, shkruan Arbresh.info.
Tutje i pari i Preshevës ka publikuar foton e ish-kryetares së Preshevës, Ardita SInanit duke e quajtur “bashkëpunëtore të Vulinit”.
“Presheva nuk ka ditë zie! Shumë lehtë vërtetohet kjo! Ejani tek administrata komunale. Ndërsa kur jemi te flamuri ja ku ishte flamuri i Serbisë së bashku me bashkëpunëtoren e Vulinit!”, shkroi ai.
Ndryshe, Sinani kishhte publikuar disa foto në Facebook, ku shihet flamuri serb i ulur në gjysmë-shtizë duke thënë se komuna e Preshevës iu nënshtrua urdhrit të Vuçiqit.
“Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhërash në realitet.Pas shpalljes “ditë zie” me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës”, kishte shkruar Sinani.
Kujtojmë që Serbia ka shpallur ditë zie për tre terroristët e vrarë që sulmuan Policinë e Kosovës ku mbeti i vdekur, heroi Afrim Bunjaku./Arbresh.info
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë, vidhen...
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Feriza...
Kosova përfundon me sukses dy programet financiare të FMN-së...
“Ishin në kulmin e jetës së tyre”, Ambasada izraelite publik...
“Ecni, hupni prej këtu, bërllogxhinj!”- Ofendohe...
Rama shpreh ngushëllimet për vdekjen e Artan Lames