Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi u publikua projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka dhënë lajmin për projektin e kësaj qendre, transmeton Arbresh.info.
Qendra do të shërbej për organizimin e lojërave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Kuka i është gëzuar lajmit që e dha sot ministri i Sportit dhe e ka cilësuar si një ëndërr të bërë realitet.
“Ëndrra po behet realitet! Vendi ku farkohen medaljet e Arta Evropiane, Botërore e Olimpike po bëhet me kushtet më optimale për stërvitje Elitare”, ka shkruar ai./Arbrehs.info/
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...