Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, priti sot në takim delegacionin e FMN-së, të udhëhequr nga Shefi i Misonit në Uashington, Gabriel Di Bella.
Sipas një komunikate për media, ky misioni do të qëndrojë për disa ditë në Republikën e Kosovës në kuadër të procesit të rishikimit të aranzhimeve kontraktuale në programin në fuqi, përcjell Arbresh.info.
Di Bella së bashku me ekipin e tij e uruan Ismailin për emërimin në pozitën e Guvernatorit të BQK-së dhe ofruan bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetjen e plotë të FMN-së.
Guvernatori Ismaili e falënderoi Di Bella për kontributin e FMN-së në zhvillimin e deritanishëm të BQK-së, avancimin e sistemit financiar, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në përgjithësi.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin financiar me theks të veçantë në fushën e mbikëqyrjes financiare, stabilitetit financiar dhe statistikave.
Guvernatori Ismaili shpalosi prioritetet dhe planet për zbatim gjatë mandatit të tij për avancimin e BQK-së lidhur me qeverisjen, kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, sistemin e pagesave, edukimin financiar dhe fushave tjera me rëndësi që lidhen me objektivat e BQK-së duke i ndërlidhur ato me mbështetjen e nevojshme të asistencave teknike të FMN-së. Asistenca teknike do të definohet në margjinat e takimeve vjetore të FMN-së që do të mbahen muajin e ardhshëm, ku edhe delegacioni i BQK-së do të jetë prezent krahas shteteve tjera anëtare.
Në takim u konkludua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe FMN-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në funksion të zhvillimeve në sektorin financiar ashtu edhe të mbështetjes nga FMN përmes asistencës teknike./Arbresh.info

Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit