Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që e lidh Kosovën me Serbinë, tash e dy ditë vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Kjo pas sulmit terrorist të bandave kriminale serbe ndaj Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje se deri kur këto dy pika do të jenë të mbyllura për qarkullim.
Kujtojmë se në mëngjesin e 24 shtatorit, një rreshter i Policisë së Kosovës është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasoj e një sulmi terrorist të bandave kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.
Sulmet me armë zjarri mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve kanë vazhduar pothuajse gjatë gjithë ditës së diel.
Nga gjuajtja me armë zjarri, tre terroristë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa mbrëmë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në rast.
Ndërsa, dje në Zveçan janë ekspozuar një sasi e madhe e armëve që Policia e Kosovës ka konfiskuar pas sulmit terrorist./Arbresh.info/

Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...