Në Tiranë janë ndezur qirinjtë në nder të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, nga serbët në veri të Kosovës.
Homazhet janë mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00, transmeton Arbresh.info.
Foto nga ndezja e qirinjve ka publikuar, gazetari Marim Mema.
Ai ka publikuar disa fotografi me mbishkrimin:
“Bashkë jemi gjithmonë më të fortë! Dëshmorët nuk vdesin kurrë! LAVDI për Heroin Afrim Bunjaku”.
Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe./Arbresh.info/
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...