Katër komunat e mëdha të Kosovës, Prishtina, Prizreni, Peja dhe Gjilani, përfshirë këtu dhe nivelin qendror të qeverisjes sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) me veprimet që kanë ndërmarrë nuk kanë qenë efikase dhe efektive për përmirësimin e kushteve të jetesës së Personave me Nevoja të Veçanta përkatësisht Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike (PAFK).
Në raportin e performancës “Qasja për Personat me Aftësi të Kufizuara Fizike” të ZAP-it, ku auditimi mbulon periudhën 2013-2015, është konstatuar se përkundër përpjekjeve për përmirësimin e qasjes në infrastrukturë fizike dhe hapësira për PAFK, megjithatë rezultatet e deritanishme janë të kufizuara.
Sipas organizatës Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe, auditori ka vlerësuar se masat e ndërmarra në mënyrë të rastësishme dhe në mungesë të prioritizimit, nuk i kanë zgjidhur problemet, pastaj se objektivat e parapara në Strategjinë për PAK-të dhe Planin e Veprimit janë përmbushur në masë të ulët, dhe se indikatorët tregojnë se situata në këtë aspekt mund të jetë e ngjashme edhe në komunat tjera.
“Ngecjet e hasura sipas ZAP-it, sa i përket nivelit lokal, kanë të bëjnë me faktin se shumica e komunave nuk kanë arritur që të themelojnë grupe punuese për identifikimin e nevojave dhe vlerësimin e situatës si bazë për pritoritizim; se komunat nuk kanë inkoorporuar qasjen e Personave me Aftësi të Kufizuar në planifikimin strategjik; se ato nuk kanë siguruar mjaftueshëm forma të brendshme apo të jashtme të financimit, derisa gjatë licencimit të ndërtimeve të reja (lejet e ndërtimit dhe certifikatat e banimit), nuk janë marrë parasysh kërkesat që dalin nga kornizat ligjore. Gjithashtu Auditori ka gjetur se edhe organizatat në nivelin qendror nuk kanë funksionuar siç është synuar. Qasshmëria sipas ZAP-it është një nga fushat më problematike që duhet të përmirësohen, në mënyrë qëtëkrijohetqasjemëemirëpërpersonatmeaftësitëkufizuarnë tëgjithaaktivitetet e shoqërisë (arsim, shëndetësi, punë). Aktualisht këto janë pengesa të mëdha, që pengojnë PAK-ët që të gëzojnë mundësitë e barabarta, të cilat qytetarët tjerë igëzojnë. Pengesat e tilla sipas Auditorit janë barrier at strukturore në ambientet e ndërtuara, mungesa e planifikimit urban, planifikimi joadekuat i ambienteve të brendshme, etj. Po ashtu, Komunat kanë dështuar edhe në krijimin e sistemeve informativembilëvizshmërinë nëqytetdhembi qasjen nëpërobjekte, si elementirëndësishëm i cilikontribuon nëpërmirësiminejetëssë PAKF”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Në këtë raport, komuna e Gjilanit është veçuar në një pikë, për shkak se ka arritur të themelojë Grupin Punues për të identifikuar dhe për të bërë vlerësimin e nevojave për PAK, derisa për trikomunattjera theksohet se kanëpunuar pjesërisht drejtkrijimittënjëambientitëqasshëmpërPAKF, ku aktivitetet e tyre janë realizuar në baza ad-hoc, pa ndonjë vlerësim më afatgjatë strategjik dhe nuk është kryer vlerësimi i nevojave për PAK.
ZAP përmend se edhe RaportiiProgresitpërKosovënpërvitin2015, ka theksuar se PAKvazhdojnë të ballafaqohen me mbështetje joadekuate Institucionale dhe shëndetësore, dhe qasje të dobët.
“EC Ma Ndryshe përkujton se qytetarët me aftësi të kufizuar ballafaqohen me lloje të ndryshme të barrierave, të cilat i pengojnë ata në pjesëmarrjen e plotë e efektive në shoqëri, në mënyrë të njëjtë me të tjerët, duke i penguar kështu për të bërë një jetë të pavarur, të dinjitetshme dhe të vetëkënaqshme. Në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e drejta për arsim, shëndetësi e punësim, zënë vend të rëndësishëm, sikurse edhe në Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, zbatimi i së cilës garantohet me Kushtetutën e Kosovës. Disa nga parimet e përgjithshme të Konventës së sipërpërmendur janë “respekti për dinjitetin, autonominë individuale, përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet personale, dhe pavarësinë e personit… pjesëmarrjen dhe përfshirjen e plotë dhe efektive në shoqëri”, thuhet në komunikatë.
EC Ma Ndryshe rekomandon Komunat që të ndërmarrin veprime për zbatimin dhe promovimin e këtyre vlerave, krahas mos diskriminimit, qasjes, mundësive të barabarta për të gjithë, etj.;
Komunat sikurse edhe niveli qendror duhet të zbatojnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në lidhje me masat dhe veprimet për përmirësimin efektiv të qasjes fizike për PAKF;
Gjithashtu Komunat rekomandohen që në politikat e tyre publike të përvetësojnë qasjen e bazuar mbi të drejtat e njeriut, atë të ‘udhëve binjake’, të përfshijnë PAK në vendimmarrje dhe të sigurojnë financim të duhur për shërbimet për PAK.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA