Në kampin “Enver Zymberi” në jug të Mitrovicës është prezantuar armatimi që është sekuestruar dje nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se kanë dyshime se në mesin e personave të armatosur ka qenë edhe vetë Radoiçiq.
“Është konstatuar se asnjë nga automjetet nuk kishin targa, në një nga automjetet Mercedes G Class me targa BG-1107-YY është gjetur një dokument i aplikimit të armës së Milan Radoiçiq, nënkryetarit të Listës Serbe duke ngritur dyshimin e fuqishëm se në mesin e personave të armatosur ka qenë edhe vet Radoiçiq”, u shpreh Hoxha para mediave.
Të njëjtën deklaratë e bëri edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku tha se gjatë aksionit janë gjetur edhe harta që dëshmojnë se për sulmin ishte planifikuar me muaj të tërë.
“Kemi gjetur edhe dokumente të Milan Radojçiqit, kjo është lista e lista e armëve që i janë dhënë nga Serbia. Dokumentin origjinal e ka Forenzika, kjo dëshmon lidhjen e tij me këtë rast”, u shpreh ministri./Arbresh.info/

LEXO EDHE:
LEXO EDHE:
Sveçla: Plani i Vuçiqit ka dështuar – janë gjetur harta e dokumente të Milan Radojçiqit
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS